21 Maj, 2026

Nga Berti, tek Flamuri, Mirela dhe Tërmeti: Si përfunduan në SPAK, gjithë deputetët dhe kryebashkiakët e Jugut

 Nga Berti, tek Flamuri, Mirela dhe Tërmeti: Si përfunduan në SPAK, gjithë deputetët dhe kryebashkiakët e Jugut

Pothuajse gjithë deputetët dhe kryebashkiakët e Jugut, kanë përfunduar në SPAK, të akuzuar për afera të ndryshme korrupsioni.

I pari ishte Albert Malaj, kryebashkiaku i Memaliajt.

Pastaj Flamur Golemi i Gjirokastrës.

E pasoi Tërmet Peçi i Tepelenës.

Dhe e mbylli koka e Qarkut Gjirokastër, deputetja e Përmetit, Mirela Kumbaro.

Deri tani, po reziston vetëm Alma Hoxha e Përmetit dhe Klement Ndoni i Këlcyrës.

Për momentin, të gjithë janën nën hetim dhe pritet që së shpejti të ketë edhe akuza zyrtare ndaj tyre.

Kujtojmë që Memaliaj, Tepelena, Përmeti, por dhe Gjirokastra, janë ndër zonat më të varfëra në vend dhe janë boshatisur masivisht nga njerëzit, të cilët duke mos pasur shpresë, janë larguar nga vendi i tyre.

Kjo nuk i ka penguar deputetët dhe kryebashkiakët e këtyre zonave, që të majmen me shifra të frikshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *