11 Qershor, 2026

Nesër, ah nesër!

 Nesër, ah nesër!

Nga Flutura Açka

E dimë, z. kryeminstër, nesër jeni përgatitur për ushtrim pushteti.

Mbase edhe për ushtrim force!

Me njerëz tē mbledhur nga pushteti, nga halli, nga pagesat, nga kontrolli, nga matrikullimi, mbase edhe nga qejfi, por edhe nga CV-ja e asaj partie, jo 35-vjeçare (një shpikje e juaja), por 85-vjeçare, është e lehtë të tregosh focë. Sidomos për inat të një force tjetër me të cilën vetëm je tallur, dhe e ke quajtur dele.

Ju keni këshilltarët tuaj, edhe pse thonë që i keni vetëm për të marrë rrogën, por një kēshillē shumë shumë miqērore kam për ju:

Mos e provokoni nesër protestën!

As ju, as grupet paramilitare të molotovit, sepse ka ikje si e këtij mikut tënd serb, dhe ka ikje si e mikut të mjeshtrit të partisë tënde, Çausheskut.

Nëse keni polici, është në shërbim të popullit!

Nëse keni ushtri, ēshtë në shërbim të popullit!

Nëse keni pushtet, jua ka dhënë populli. Ndaj edhe jua merr, kür t’i teket, pa pyetur për tekat tuaja provokatore!

Dy orë i zgjati Çausheskut nga ballkoni te muri, vetëm dy orë!

Ju e mbani veten me të madh si lider europian. Silluni, pra, si europian. Që kurdo që të ikni, të ikni pa molotovë, pa gaz lotësjellës, pa topa uji dhe pa urrejtjen që diktatorët i mban në këmbë më gjatë se pushteti i tyre.

Ju keni  festēn tuaj (një provokim i madh, pra!), te sheshi Italia, shqiptarët kanë protestën e tyre, në lirinë e tyre te sheshi Shqipëria. Mos e kthenj në mare nostrum hendekun në mes, sepse kripa mbi plagë është edhe më e hidhur!

Sado njerëz të sillni me zor nesër, para të cilëve do të kapardiseni e krekoseni si Mesia, ju jeni një shëbëtor i shtetit dhe drejtues i përkohshëm i shqiptarëve.

Ditën qē ata dalin në rrugë me mijëra é me mijēra dhe shpallin se nuk ju duan më, ky legjimitet ju ka rënë, dhe duhet ta pranoni dhe të hapni rrugë, si një europian.

Por, a jeni ju një lider europian?!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *