Nëna ime dhe gjithë nënat shqiptare që kanë dale në protestë
Nga Erjona Parruca
Kjo eshte mami im ne proteste.
Po si te mos jete ne proteste ajo, mbesa e At Stath Melanit?
I vrate babain, ja late pa varr. E internuat, i goditet beben e saj te vetme me hekur (mua) .
E ne «demokraci» kur ajo doli e para bashke me mua prej dore, e late pa shtepi, mamane ja late te vdiste ne rruge..
Ajo prape vazhdoi.. shkollimi i vajzes, shkollimi im!!
Ka 26 vite qe nuk i jane thare lotet, 26 vite qe femijen e vetem j a perzune nga toka e At Stathit…
Kam 26 vite ne France.
26 vite qe lotet e nenes sime jane mbledhur ne vazon e shenjte te Zotit!
Per mekatet tuaja ne diten e Gjykimit!
Eshte e semure, me lot, me dhimbje qe Zoti j a di!
Por eshte aty..! Pa u dorezuar, pa hequr dore nga Shqiperia!
Pa djegur shpresen!
Nena ime, eshte nga Permeti!
Ashtu si nena jote mund te jete nga Shkodra, Tirana, Gjirokastra, Korça, Saranda, Vlora, Kukesi, etj..
Nena ime eshte njesoj si e juaja!
Me lot ne sy, duke na pritur ne!
Me prehrin bosh kur duan mbesen dhe nipin per t i bere byrek e petulla me erë Shqiperie.
Sot, eshte detyra jone te mos i leme me vetem!
Mjaft vajtuan! Mjaft!
Mjaft!
Mjaft!!!