“Ne mbuluam Gërdecin, këta s’mbulojnë dot ca mesazhe” – Fatmir Mediu revoltohet për rënien e sigurisë kombëtare
Fatmir Mediu ka shprehur shqetësim për gjendjen e sigurisë kombëtare, pasi mesazhe, fotografi dhe materiale konfidenciale vazhdojnë të dalin në publik.
“Ka rënë shumë niveli. Ne mbuluam Gërdecin, këta nuk fshehin dot ca mesazhe e video”, tha ai.
Mediu u ofrua t’u zhvillonte institucioneve një kurs për ruajtjen e sekretit shtetëror, por kërkoi që pjesa praktike të zhvillohej larg zonave të banuara.
“Kam mësuar nga eksperienca që kjo pjesë është e rëndësishme”, tha Mediu.