Ndërron jetë në Itali aktori i njohur Gjergji Lala
Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i kinematografisë shqiptare, Gjergji Lala.
Aktori i njohur ka humbur jetën në një spital në Itali, pas një sëmundjeje me të cilën po përballej prej kohësh.
Ai do të kujtohet për kontributin e tij në skenën dhe ekranin shqiptar, duke lënë pas një karrierë të vlerësuar në artin e interpretimit.
Lala ishte një aktor dhe regjisor i njohur shqiptar.
Ai ka luajtur shumë role në teatër dhe kinematografi.
Më i përmenduri është roli i Mihal Gramenos në filmin “Liri a Vdekje”.
Në kinema ka rreth 10 filma ku ka marrë pjesë si aktor kryesor dhe në role dytësore.
Prej vitesh ai ka jetuar në Itali ku është aktivizuar në filma dhe telefilma të ndryshëm.
Gjergji Lala ka lindur më 6 dhjetor të vitit 1947 në Lushnje.
Filmografia e Gjergj Lalës:
–Tokë e përgjakur (1976)
-Nusja dhe shtetërrethimi (1978)
-Liri a Vdekje (1979)
-Gjurmë në kaltërsi(1981)
-Në prag të lirisë, (1981)
-Shtëpia jonë e përbashkët, (1982)
-Një emër midis njerëzve (1983)
-Lumi që nuk shteron (1989)