13 Qershor, 2026

Ndahet papritur nga jeta në moshën 46-vjeçare, aktivisti nga Saranda

 Ndahet papritur nga jeta në moshën 46-vjeçare, aktivisti nga Saranda

Ndahet nga jeta në moshën 46-vjeçare Krenar Bedaj.

Lajm i trishtë për familjen, miqtë dhe të njohurit e tij në Sarandë.

Krenar Bedaj është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.

Krenari ishte një figurë e njohur në jetën shoqërore dhe politike të qytetit.

Ai ka qenë aktivist i FRESH-it në radhët e Partisë Socialiste, ndërsa më herët ka shërbyer edhe si anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës.

Ndarja e tij e parakohshme ka shkaktuar dhimbje dhe trishtim te familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët, të cilët e kujtojnë si një njeri aktiv në jetën publike dhe të angazhuar në çështjet e komunitetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *