Nata e tmerrit për Lazaratin
Nga Armando Rabi
Ky është bari, në qendër të Lazaratit ky është lokali që pas viteve ’90 ka qenë simbol qëndrese, frymëzimi dhe force në kohët më të vështira për disa breza.
Thua se ka qenë i destinuar të lulëzonte pikërisht në kohë krizash dhe vështirësish.
Një vend ku burrat dhe djemtë e Lazaratit mblidheshin, largonin stresin dhe përballonin atë sistem diskriminues e persekutues që,i kishte kthyer padrejtësitë në pjesë të jetës së përditshme, gjate viteve 1997-2005
Por ky lokal ka qenë dëshmitar i disa ngjarjeve të rënda nga policia e shtetit.
Ku te kjo ngjarje kam qenë dëshmitar i asaj nate të vitit 1999.
Një natë që nuk mund të harrohet kurrë.
Përveç persekutimit politik të asaj kohe, jetonim edhe në errësirë.
Energjia elektrike ndërpritej për ditë me radhë.
Nën dritën e qirinjve dhe,nën zhurmën e një gjeneratori, ku njerëzit mundoheshin të vazhdonin jetën.
Atë natë, në këtë bar kishte burra e djem.
Disa luanin letra, disa luanin bilardo, disa rinin te sheshi, askush nuk e mendonte cfarë do të ndodhte atë natë!
Papritur dëgjohet një zhurmë e më pas disa zera;
“DUART LART! DUART LART!
Policia Policia bërtisnin ku,
menjëherë filloi tmerri..
Direkt u qëllua me kallashnikov.
Dhjetëra plumba përfunduan në tavanin dhe muret e lokalit.
Të gjithë që ishim brenda u shtrimë barkas.
Disa mundoheshin të dilnin jashtë.
Nuk dinim çfarë po ndodhte.
Të gjithë policët ishin me maska dhe të armatosur.
Nga jashtë dëgjoheshin po ashtu breshëri kallashnikovi.
Në atë kaos, policë të maskuar qëllonin ndaj kujtdo që u dilte përpara.
Po këtë natë u plagosën dy djem.
Njëri prej tyre u plagos shumë rëndë, duke marrë shumë plumba në trup.
Të gjithë të traumatizuar,një natë që dukej sikur po shikonim një film lufte, por nuk ishte film.
Ishte viti 1999.
Ku policë banditë po kryenin terorë!
Nuk merrej vesh çfarë po ndodhte.
Thjesht qëllohej me armë dhe arrestohej kushdo që dilte përpara.
Mbi 30 persona u arrestuan pa asnjë shpjegim.
U hodhën në mjetet e policisë dhe u shoqëruan drejt Komisariatit të Gjirokastrës.
Aty, sipas dëshmive të atyre që e përjetuan, filloi një tjetër ferr.
Rrahje barbare.
Dhuna fizike.
Fraktura të rënda.
Disa prej tyre përfunduan të burgosur, padrejtësisht.
Një ngjarje që kanë mbetur në memorien tonë.
Ngjarje që duhet të tregohen, sepse tregojnë atë që banorët e Lazaratit kanë përjetuar sa herë që PS ka qenë në pushtet.
Dhe sot, pas kaq shumë vitesh, pyetja mbetet:
Kush mban përgjegjësi?
Ku janë sot ish-ministrat?
Ku janë ish-drejtuesit e policisë?
Që urdhëruan, dhe lejuan që një fshat i tërë të përjetonte një natë terrori?
Historia nuk mund të fshihet.
Nuk mund të fshihet as dhuna.
Nuk mund të fshihet një natë kur njerëzit u përballën me kallashnikovë, maska, arrestime dhe dhunë.
Lazarati nuk e harron.
Lazarati është ringritur gjithmonë.