Myzejen Poçesta, aktorja e harruar e Teatrit të Kukullave në Tiranë
Sot mbushen 5-vjet që është ndarë nga jeta aktorja Myzejen Poçesta, aktorja shumë e dashur e Teatrit të Kukullave në kryeqytet.
Jenka ashtu siç e thërrisnin kolegët e saj ishte një ndër aktoret më të talentuara të institucionit pët fëmijë në vitet 70-80 së bashku me aktorët Zija Grapshi, Xhavit Xhepa, Eleni Plasari, Rina Burda, Mirketa Çobani, Lorenc Pepa, Mira Minga, Florinda Mazreku, Silva Mamoli, Shegushe Bebeti, Zef Kurti, Eva Pëllumbi etj
Rolet më të bukura që do të përmendnim do të ishin Çufoja dhe bubi kaçurrell, Rosaku topolaku, xhuxhi i trishtuar tek Borëbardha dhe shtatë xhuxhat etj.
Zonja Myzejen u nda nga jeta në heshtje, pa asnjë lajm mediatik, pa asnjë dedikim, pa asnjë dekoratë.
Gjithë karriera dhe emri i saj është lënë në harresë.
Ajo i përket brezit të humbur të yjeve shqiptar që i dhanë kaq shumë artit në forma të ndrysjme të aktrimit dhe interpretimit artistik dhe që nuk u vlerësuan kurrë!
E paharruar qoftë Myzejen Poçesta 1947–2021! (Giseld Dervishi)