“Mos guxo” – Balluku bllokoi emërimin e Grida Dumës zv.kryeministre
Prej disa ditësh është përfolur se Grida Duma do të emërohej zv.kryeministre.
Lajm që u përgënjeshtrua nga Duma, vetëm pasi qarkulloi për ditë me radhë.
Burimet pranë PS, bëjnë me dije se në fakt, emërimi i Dumës zv.kryeministre ishte fakt i kryer.
Por, ka qenë ndërhyrja e Belinda Ballukut, që ka bllokuar gjithçka.
Kjo e fundit ka qenë kundër emërimit të Dumës si zv.kryeministre dhe ka ndërhyrë tek Rama, që ta anullojë këtë nismë.
Balluku nuk do që në vendin e saj të emërohet një grua, dhe për më tepër Grida Duma, pasi do të eklipsonte figurën e saj.
Ajo kërkon që zv.kryeministër të emërohet dikush me profil të ulët.
Tani pritet që kë do të emërojë Rama, në postin e lënë bosh nga Balluku.