Monika Kryemadhi: Nuk e mora shtëpinë nga Samir Mane
Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, iu rikthye akuzës që i bëhet nga SPAK asaj dhe Metës se favorizuan biznesmenin Samir Mane me ligjin për minierat për të përfituar një shtëpi.
Por ajo thotë se atë ligj e miratoi PS me 72 vota, ndërsa shtëpia nuk u ble.
“Vijmë te ligji i minierave. I paskam çuar unë mesazh Përparim Spahiut amendamentin e Esmaralda Shkjaut?
Më ka kërkuar Samir Mane mua që unë këtë amendamentin që vërtet i prishte punë, sepse ai donte që kur të hipnin në ashensor minatorët, o të paguanin, o ta mirëmbanin dhe ligji nuk ka impakt në buxhet.
Ky ligj që është miratuar me 72 vota nga PS-ja dhe unë kam kërkuar dëshmitar për këtë ligj Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Eduard Shalësin dhe e ka relatuar Namik Kopliku.
Çfarë lidhje ka Monika me Ilir Metën, për ligjin e minierave dhe për këtë do të më jepte një shtëpi Samir Mane? Çfarë shtëpie do të më jepte?
Se unë e paskam parë shtëpinë në 2 qershor, ligji ka ardhur në tetor, por unë e kam anuluar shtëpinë në shtator, pra ligji ka ardhur pasi unë kam lëshuar shtëpinë.
Pra çfarë ka ndodhur? Këta kanë marrë mesazhet në Whatsapp dhe i kanë selektuar dhe kanë ngritur një akuzë me 240 faqe”-tha Kryemadhi.