28 Shtator, 2026

Mitro Çela: Rama ka orë 1.5 mln dollarë dhe makinë 600 mijë dollarë, shtëpinë thotë se ia ndërtoi gruaja…

 Mitro Çela: Rama ka orë 1.5 mln dollarë dhe makinë 600 mijë dollarë, shtëpinë thotë se ia ndërtoi gruaja…

Nga Mitro Çela

Pasi bëri “autopsinë” e politikës moderne, filozofi Maks Weber i ndau politikanët në dy grupe. Në grupin e parë bëjnë pjesë individët që jetojnë për politikë. Ata i futen politikës për ideale. Në grupin e dytë, filozofi përfshin politikanët që jetojnë prej politikës.

Kjo “racë” e ushtron profesionin e politikanit sikur të jenë doktorë, kasapë, mami, peshkatarë, kumarxhinj, kodoshë, sharrëxhij, taksidarë. Filozofi ngul këmbë se kjo ndarje përfshin politikanët e të gjitha vendeve; në të gjitha kohët.

I frymëzuar nga idetë e Weber-it, nisa të investigoj politikën shqiptare. Grupi i parë, ose nuk ekziston fare, ose është i rralluar. Grupi i dytë është “ulur këmbëkryq” në çdo qelizë të shtetit.

Pardon!

Po të këndosh deklaratat e pasurisë, me një “grusht” parash në bankë, kryeministrin Rama e “kall” në grupin e parë. Po kështu Taulant Ballën, Belinda Ballukun etj.

Por po të shohësh “xhypen”: kostumet, kollaret, unazat, çorapet, celularët, orët-bën prapaktheu. Rama thotë se makinën që udhëton nëpër Shqipëri e merr me qira nga PS.

Unë shtoj se edhe qiranë për të udhëtuar nëpër botë e merr nga PS, për të mos rënduar buxhetin, larg qoftë, e merr nga Partia.

Sahatin në dorë 1.5 milionë dollë, e ka dhuratë nga miqtë në botë. Shtëpinë në Surrel e ka dhuratë nga gruaja?!

“Kopshti i Edenit” në sallonin e Kryeministrisë u bë me frymën e shënjtë. Peshku i kuq “peshqesh” nga Japonia?!

Biletat për basketboll amerikan, futboll europian, i ka pa para?!

Le të kujtojmë vizitën e Papës. Makina luksi kishin pushtuar aeroportin. Njera më e shtrenjtë se tjetra. Të gjitha të blera me taksat që paguan mileti. Papa, për suprizë, hipi në një makinë që kushtonte 20 herë më lirë se makina e kryeministrit, në vendin më të varfër të Europës?!

Benz. E blinduar. Me çmim mbi 600 mijë euro! Për të qenë të saktë. Nuk e bëjmë me shumë faj Ramën. Makinën e trashëgoi nga Berisha.

Vështronin deputetët që futen në Parlament. Seks i gjallë! Rrobat alla frënga- “Versaçe”, “Armani”, “Maks Mara”, “Guçi”.

“Elisabata Franki.”

Vëthët, varset, sahatët, parfumet-mijëra euro.

Paratë lumë për të hequr ruthat, për parukieret.

Kur një pjesë e popullit është pa strehë, ministri a deputeti më varfanjak ka 300 metra katrorë apartament banimi në Tiranë; një vilë në Durrës, në Vlorë, Sarandë a Velipojë!

Për të mirën e popullit, shteti “mban në këmbë” edhe Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare. Në vartësi të saj janë disa vila në Durrës, në Pogradec, në Vlorë.

Drejtoria Shërbimeve del me humbje. Subvencionohet nga taksat e miletit, sepse kryeministri, ministrat, deputetët dhe sidomos gratë e tyre, shkojnë rrallë e më rrallë në vilat e shtetit. Parapëlqejnë hotelet private, sidomos ato jashtë kufijve të Shqipërisë!

Rrofshin bizesmenët që sponsorizojnë, sidomos ata që janë punësuar në shtet dhe në bizneset e grave!

Pushteti ka shumë fytyra. Mbi të gjitha ofron mirëqenie me kosto të ulët. Njeriu me pushtet humbet nocionin e stinëve: rroftë kondicioneri në shtëpi, në makinë, në zyrë!

Vështroni binanë e Kuvendit të Shqipërisë. Nuk i dallon dritaret sepse u kanë zënë “gurmazin” kondicionerët. Politikanët nuk dinë se si janë katandisur shkollat në verilindje: fëmijët e tyre marrin kulturë në Athinë, Londër, Paris, Amerikë.

Pushtetarët me status nuk paguajnë taksa kur kapërcejnë kufijtë; nuk paguajnë doganë kur importojnë makina…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *