6 Tetor, 2026

Misteri: Pse Edi Rama nuk ishte në pritjen e ambasadorit të ri amerikan?

 Misteri: Pse Edi Rama nuk ishte në pritjen e ambasadorit të ri amerikan?

Ambasada amerikane në Tiranë mbajti një pritje dy ditë më parë, me rastin e marrjes së detyrës nga ambasadori i ri Eric Wendt.

Në pritje merrnin pjesë politikanë dhe personalitete të ndryshme.

Por, aty ra në sy mungesa e dy personave.

Ajo e Sali Berishës, që ishte e pritshme, pasi e kishte paralajmëruar vetë më parë, që nuk kishte marrë ftesë.

Dhe kjo dihet, pasi ai është “non grata” nga SHBA.

Dh mungesa e dytë, që bëri shumë më shumë përshtypje, ishte ajo e Edi Ramës.

Nuk dihet përse kryeministri mungoi, pasi atë ditë nuk ka pasur asnjë gjë tjetër në axhendë.

Me sa duket, marrëdhëniet e Ramës me administratën amerikane nuk janë edhe aq të mira, pavarësisht se Wendt i shkoi në zyrë.

Diçka e rëndësishme po luhet në prapaskenë, por ende nuk dihet se çfarë! (Thuaje.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *