Misteri i takimit të Vlora Hysenit me dy agjentë rusë, që alarmoi amerikanët
Arrestimi i shpejtë i drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ka hapur një sërë pikëpyetjesh që shkojnë përtej vetë dosjes së SPAK-ut. Në momentin kur ndaj saj u vendos masa e ‘arrestit në shtëpi’, Hyseni ndodhej në Baku, në një takim me drejtues të shërbimeve informative nga vende të ndryshme.
Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Milaim Zeka ngre pikërisht këtë pistë: takimet e Vlora Hysenit në Baku dhe kontaktet që, sipas tij, janë përsëritur edhe në Emiratet e Bashkuara, Hungari dhe Turqi.
“Arsyeja se pse u arrestua kaq shpejt është pikërisht se erdhën sinjale dhe presion nga Uashingtoni për takimet e Vlora Hysenit që kishte në Baku me shërbimet rus dhe serb.
Unë kam bërë një shkrim të shkurtër cili është takimi 2+1 i Vlora Hysenit. Dhe me të njëjtit njerëz është takuar edhe në Emiratet e Bashkuara, edhe në Hungari dhe në Turqi”, tha Zeka.
I pyetur nga Sidorela Gjoni pse është takuar me agjentë rus Vlora Hyseni në Baku dhe a kishin informacione SHBA-të për këtë, prandaj kërkuan arrestimin, gazetari u përgjigj:
“Kanë informacion, ndaj ishte zbarkimi aq urgjent i amerikanëve në Tiranë dhe drejtpërdrejt te SPAK-u”.
Ndërsa pyetjes ‘pse u takua me rusët Vlora Hyseni në Baku’, gazetari u shpreh se “atë informacion shumë konfidencial e dinë amerikanët dhe e kanë përcjellë te SPAK”.
“Interesant ka me qene kur te dale ne drite takimi i Vlores ne Baku, me tre persona.
Amerikanet e kane vezhgu kete takim, dhe kane ngele te habitur.
2+1
I mbetet Altin Dumanit me zberthy kete shifer…”, shkruan Zeka sakaq në rrjetet sociale.