21 Maj, 2026

Misteri i një lajmi, për një skandal të dyshes Balluku-Tare

 Misteri i një lajmi, për një skandal të dyshes Balluku-Tare

Çfarë e lidh Belinda Ballukun me Igli Taren?

Këtë pretendonte ta zbulonte Syri TV, që kishte paralajmëruar për mbrëmjen e djeshme një “scoop”!

Investigimi duhej të transmetohej në programin Plug, i cili punon mes dokumenteve dhe marketingut.

Rreth këtij “scoop”-i me titull “Belinda Balluku asist Igli Tares”, gjatë gjithë ditës u transmetuan promo në Syri TV, ndërsa rrjetet sociale u përmbytën me banner-a promovues.

Por mbrëmë, papritur, programi u anulua!

Të gjitha spotet dhe publiciteti u hoqën me urgjencë dhe ato pak banner-a që kemi gjetur ende në Instagram dhe Facebook (që nuk pranojnë censurë deri në fund), nëse klikon mbi to, nuk të çojnë në asnjë përmbajtje.

Çfarë ka ndodhur?

Kush ka ndërhyrë dhe me çfarë çmimi për të fshirë programin?

Pazari duhet të ketë qenë vërtet i lartë, se ndryshe nuk ka shpjegim.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *