1 Tetor, 2026

Misteri i dokumenteve që i gjetën Agasit në makinë dhe a ishte ai agjent i Shërbimit Sekret

 Misteri i dokumenteve që i gjetën Agasit në makinë dhe a ishte ai agjent i Shërbimit Sekret

Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno kanë diskutuar në emisionin “MaShqip me Flamur Vezaj” për dosjet që kanë tronditur politikën dhe institucionet shqiptare, duke u ndalur edhe te Ergys Agasi dhe marrëdhëniet e tij me strukturat e sigurisë.

Gjatë diskutimit, Artan Hoxha hodhi akuza të forta lidhur me materialet që, sipas tij, janë gjetur në bagazhin e Agasit dhe që ai pretendon se ishin prodhuar nga Shërbimi Informativ i Shtetit.

“Ato që gjetën te bagazhi i Gysit ishin të qarta që ishin të prodhuara nga SHISH. Është e provuar. Ne nuk kemi pikë dyshimi që Gysi ka pasur lidhje direkte me shefen e Shërbimit, plus këtë historinë rozë”, deklaroi Hoxha.

Sipas gazetarit, Agasi dyshohet se ka përdorur informacione të SHISH-it në funksion të grupeve me të cilat, sipas pretendimit të tij, kishte lidhje.

“Gysi ka arritur ta kthejë shërbimin në një instrument për t’i shërbyer organizatës në të cilën bënte pjesë Gysi ose organizatave, kundër grupeve rivale”, tha Hoxha.

Ai pretendoi gjithashtu se informacionet e siguruara nga SHISH mund të jenë përdorur për aktivitetet e grupeve rivale.

“Ka përdorur informacione të SHISH për aktivitete që i bënin grupet rivale”, u shpreh gazetari.

Një tjetër pikë e ngritur gjatë diskutimit ishte nëse Ergys Agasi mund të ketë qenë informator i SHISH-it.

Hoxha tha se, nëse kjo do të kishte ndodhur, sipas tij, drejtuesja e Shërbimit do të duhej të kishte krijuar një dokumentacion përkatës.

“A ishte Gysi informator? Po të ishte pak i mençur, Vlora do i kishte hapur një dosje fiktivisht, ta kishte në kartotekë, si bashkëpunëtor i Shërbimit”, deklaroi Hoxha.

Në vijim, ai ngriti edhe akuza ndaj mënyrës se si, sipas tij, është trajtuar kjo marrëdhënie nga strukturat përgjegjëse.

“Akuza ndaj saj, përkrahje e autorit të krimit është minimalja”, tha Hoxha, duke iu referuar ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *