21 Maj, 2026

Mirela Kumbaro i përgjigjet Spiropalit: Ne flasim vetëm me punë

 Mirela Kumbaro i përgjigjet Spiropalit: Ne flasim vetëm me punë

Pas mbarimit të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Arsimit dhe Sportit Mirela Kumbaro, është pyetur në lidhje me deklaratën e deputetes Elisa Spiropali se “Europa mbetet vetëm një retorikë për mazhorancën socialiste”.

Kumbaro tha se i përket brezit që ishte me sloganin “E dua Shqipërinë si gjithë Europa” dhe është rritur me këtë slogan.

Ndërsa më tej, ministja tha se janë pranë realizimi të këtij slogani dhe se mazhoranca përgjigjet vetëm me punë, teksa përmendi dy VKM-të e miratuar ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave.

“Ju më pyesni që të jap opinioni për opinionet, ndërsa unë këtu jam sot që të jap opinion për punën.

Unë i përkas brezit me sloganin “E dua Shqipërinë si gjithë Europa”, dhe unë tani kam përgjegjësinë që të jem pranë brezit që është shumë afër kësaj dhe kanë përgjegjësinë politike për Shqipërinë në Europë.

Kjo matet me punë që Shqipëria ka bërë në këto 35 vite tranzicion. Sot jemi në kohën kur kjo matet me centimetra, matet me punë dhe dokumentacion dhe unë sapo iu dhashë provën që një nga këto, janë edhe VKM-të e miratuara”, tha Kumbaro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *