Ministrja vlonjate i quan protestuesit, anti-shqiptarë: Mirë që erdhi PS në pushtet, që u shtua peshku…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka sulmuar ashpër protestuesit.
Ajo thotë se Vlora deri në 2012 nuk kishte peshk, pasi e gjuanin me dinamit.
Falë ardhjes së PS në pushtet, u shtua peshku, sipas Ismailajt.
Sipas saj, këta që dalin sot në protestë, atëhere nuk reaguan pse vritej peshku me dinamit (shumica e protestuesve në 2012 kanë qenë fëmijë, kjo iu kërkon llogari pse nuk dilnin në protestë atëhere)
“Më ka bërë përshtypje fakti i ambientalistëve, që vijnë e protestojnë se po i rrezikojmë ne flamingot. Tani unë jam nga Vlora.
Në Vlorë deri në vitin 2012 gjuhej peshku me dinamit. Ku ishin këta ambientalistët?
Në Vlorë deri në vitin 2012 s’kishte peshk më të mbetur, sepse dinamiti largonte peshqit dhe speciet e tjera, përpos shkatërrimit të gjithë florës e faunës në det.
Ambientalistët që kjo laguna që ne flasim sot dhe jemi duke kërkuar që mos të vrasë qeveria këto flamingot dhe pelikanët, kokërr flamingo s’kishte në atë kohë. Janë dashur 12 vite nisma që ne të arrijmë në atë diversitet që është sot”, tha mes të tjerash ministrja Ismailaj.
Ajo tha se të pengosh ardhjen e një projekti të tillë (referuar investimit që pritet të realizohet në Zvërnec), duhet të jesh shumë anti-shqiptar.
Kjo pasi sipas ministres, ai investim do të sjellë njohje më të gjerë të Shqipërisë në elitën e vendeve turistike dhe do të krijojë mijëra vende pune për popullin vlonjat.