Ministri Nufi takon në Athinë homologun grek: Ja për çfarë diskutuam
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka qenë këtë të hënë për një vizitë zyrtare në Athinë.
Ai është pritur nga homologu i tij grek, Nikos Denidas.
“Mikëpritje e përzemërt sot në Athinë nga homologu, ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, z. Nikos Dendias.
Vlerësuam bashkërisht dinamikën konstruktive dhe shumë pozitive të marrëdhënieve tona dypalëshe në siguri dhe mbrojtje, si dhe ndamë interesin e përbashkët në forcimin e bashkëpunimit praktik në kuadër të NATO-s dhe në mbështetje të stabilitetit rajonal.
Jemi plotësisht të angazhuar për të thelluar ndërveprimin edhe në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe në koordinimin dhe ndihmën reciproke në përballimin e situatave të mundshme të emergjencave civile gjatë sezonit veror”, shkruan Nufi.