“Merri t’i japim një drekë në Durrës” – Si informonte shefi i Policisë të kërkuarin Ergys Agasi
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur mesazhet që shefi i Policisë Shkencore, Fation Kalluci, i cili ndodhet në burg komunikonte me Ergys Agasin në lidhje me një akt-ekspertim të mjetit tip “Land-Rover”, që SPAK e kishte sekuestruar.
Në celularin e Agasit numri i Fatjonit ishte shënuar me emrin “Fatjoni Durrës”.
Nga përmbajtja e komunikimeve të datave 03 – 04.08.2026, Kalluci i ka dërguar Ergys Agasit me mesazhe në telefon fotografi të fletëve origjinale të Aktit të Ekspertimit të provave materiale, të sekuestruara brenda mjetit me targa GG 444AA, përpara se ky akt të protokollohej zyrtarisht dhe t’i dërgohej Prokurorisë së Posaçme, akt ky i cili rezulton i protokolluar më pas nga Instituti i Policisë Shkencore me shkresën nr. 4358, datë 06.08.2026, duke i dhënë njëkohësisht shpjegime mbi rrethanat e kryerjes së këqyrjes së mjetit dhe të provave, si dhe komente mbi mundësinë e mospranimit të tyre si provë në gjyq.
Fotot nga akti i ekspertimit të dërguara nëpërmjet platformës “Signal”, përputhen plotësisht me ato të administruara më vonë në aktin e ekspertimit.
Nga këqyrja në rubrikën “Images”, “DCIM” konstatohen këto foto të cilat janë njësoj me fletët origjinale të Akteve të Ekspertimit të provave materiale të sekuestruara brenda mjetit me targa “GG 444 AA”, të protokolluar nga Instituti i Policisë Shkencore me shkresën nr. 4358, datë 06.08.2026.
Konkretisht në mesazhet që shkëmbejnë ndërmjet tyre personat nën hetim, Ergys Agasi dhe Fatjon Kalluci:
“Kur eshte bere kqyrja e defenderit gg444aa jo range vishnje
Keto kane qene brenda sipas ktyre
Photo
Keto ka pas vendime vete si prova kur ka ardh tek ne per ekspertim
Po besoj do kene mbajt ndonje procesverbal kur kane bere kqyrje te mjetit
Ok e kuptoj ajo pastaj e hedh posht me avokat nuk pranohen ne gjykat si prova pastaj
Photo
Kto jane te tjerat qejane gjet si objekte
Nje dosje plastike e sajo sr
Nuk e di vlla ca tethem se kqyrja seshte bere tek ne e kane bere vete ata
Ata na sollen keto prova te paketuara vetem per te bere ekzaminimin per te nxjer
gjurmet adnse ku se si e dine ata
Po te shof nese gjej gje e te nis procesverbal
Missed voice call
Emo vlla si je?
O vlla, ore shife njeher vete mundesin nese ke ndonje verdall kto dite ti jap ndonje drek ktyre shokeve na haroj fare ai shoku.
O vlla
??Missed voice call
??Missed voice call
O vlla ca bere si tekam?
Sot do i kem per darke ne dr ata shoket”