11 Shtator, 2026

“Merreni atë maskarain” – Policia shoqëron gazetarin e njohur, pas incidentit me Ramën në Vuno

 “Merreni atë maskarain” – Policia shoqëron gazetarin e njohur, pas incidentit me Ramën në Vuno

Një incident ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Vuno. Gazetari dhe publicisti Arjan Konomi është përplasur me truprojat dhe forcat e policisë që shoqëronin kryeministrin Edi Rama.

Konomi është një banor i Vunoit dhe shpesh në rrjetet sociale ankohet për sjelljen e policisë së shtetit që gjobit qytetarët për parkimin e automjeteve të tyre.

Këtë të enjte në këtë fshat kishte ndalur për të pirë kafe kryeministri Edi Rama dhe Konomi tha se eskorta e tij kishte qëndruar në vendin ku ndalohet për qytetarët.

Sipas një rrëfimi që ai ka bërë në rrjetet sociale, Rama e ka thirrur për t’u sqaruar, por është përballur me një sjellje agresive nga bashkëshortja e tij Linda Rama.

Më pas Konomi thotë se është shoqëruar në komisariatin e policisë së Himarës ku është mbajtur disa orë.

“Sapo dola nga komisariati i Himarës pas një përballjeje me Edi Ramën. “Maskara …. merreni” – u tha Rama policëve.

Asnjë ofendim dhe asnjë kërcënim ndaj familjes së tij, thjesht pyeta policët pse nuk i gjobitnin makinat që ishin parkuar pas tabelës së ndalimit, kur ndëkohë pak orë më parë gjobitën tërë fshatin dhe turistët.

Natyrisht makina e kryeministrit dhe të eskortës së tij”, shkruan Konomi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *