21 Maj, 2026

Me oligarkët, kundër qytetarëve: Qeverisja e majtë, që mbron të pasurit

 Me oligarkët, kundër qytetarëve: Qeverisja e majtë, që mbron të pasurit

Edi Rama ka treguar edhe një gjë, që është në sytë e të gjithëve prej vitesh tashmë.

Për të, rëndësi kanë oligarkët, jo qytetarët.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, në vend që t’iu kërkonte deputetëve të vet si të gjendet një zgjidhje, që edhe banorët e Rrjollit, pronarë të tokës ku Bashkim Ulaj do të ndërtojë një resort luksoz, të përfitojnë diçka, doli hapur pro Ulajt dhe iu kërkonte llogari deputetëve, pse nuk e mbrojnë atë.

Pra deputetët socialistë, sipas tij, duhet të shkojnë në Rrjoll dhe të mbështesin publikisht Bashkim Ulajn, kundër qytetarëve.

Ky do ishte precedenti i vetëm në gjithë Europën, që deputetët të shkojnë dhe të mbështesin publikisht një biznesmen, kundër qytetarëve, të cilët me anë të falsifikimeve, iu është marrë prona.

E ka bërë një herë Flamur Noka këtë gjë në fakt, kur banorët e Kukësit protestonin kundër taksës për “Rrugën e Kombit”, por dhe ai e bëri jo kaq hapur, duke u përpjekur të prishte protestën.

Ndërsa Rama ka kërkuar që deputetët socialistë të Shkodrës, të dalin kundër qytetarëve, pro Bashkim Ulajt.

Sepse për të, më shumë rëndësi se qytetarët apo deputetët e vet, rëndësi kanë oligarkët.

Dhe kjo është e kuptueshme, pasi ata e mbajnë në këmbë sistemin e tij.

Ndaj dhe për të, janë prioritet.

Qeverisja e Ramës, do të mbahet mend si një ndër të paktat, ose te vetmet, që konsiderohet e majtë, por gjithë kohën ka favorizuar biznesmenët dhe oligarkët, në kurriz të qytetarëve.

Rasti i Bashkim Ulajt nuk është i fundit, sepse shikoni fjala vjen, çfarë po bën me çmimet e karburanteve.

Është i vetmi kryeministër në Europë, që ngre borde jo për të mbrojtur qytetarët dhe ulur çmimet, por për të favorizuar tregtarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *