11 Shtator, 2026

“Më erdhi një dosje tjetër, është tmerr” – Arben Ahmetaj zotohet “për luftë” dhe zbulon nga i merr informacionet për Shqipërinë

 “Më erdhi një dosje tjetër, është tmerr” – Arben Ahmetaj zotohet “për luftë” dhe zbulon nga i merr informacionet për Shqipërinë

“Do kemi kohë. Lufta ime vazhdon. Lufta ime për familjen time dhe Shqipërinë, vazhdon.”

Këto ishin fjalët me të cilët ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj e mbylli intervistën e tij të radhës nga ekzili, ku përshëndeti reagimin e SPAK për të hetuar deklaratat e tij dhe përgjimin e biznesmenëve të kryesuar nga Ron Yefet, për të fituar miliardat “me gjëra të këqija” në Shqipëri.

Në një lidhje direkte për News 24, mesditën e kësaj të mërkure, një ndër politikanët më të rëndësishëm socialist që u largua nga vendi për t’i shpëtuar arrestimit, ka treguar se dy ditë më parë i ka rënë në dorë edhe një dosje tjetër e tmerrshme për AKSHI-n.

“Ka shumë gjëra që vijnë në dritë të diellit. Janë qindra mijëra qytetarë që më dërgojnë. Vetëm pardje, pas intervistës, më erdhi një dosje tjetër për AKSHI. Edhe ajo tmerr.

Edhe nga brenda Grupit Parlamentar më vjen informacion. Edhe nga brenda Shërbimeve Sekrete më vjen informacion. Edhe nga brena Policisë më vjen informacion”, u shpreh Arben Ahmataj.

I pyetur nga moderatorja Ola Bruko se çfarë kishte në përmbajtjen e dosjes dhe nëse ai mund ta tregonte, ish-zëvendëskryeministri, tha: “Do kemi kohë. Do kemi kohë. Lufta ime vazhdon. Lufta ime për familjen time dhe Shqipërinë, vazhdon.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *