Lidhjet e kompanisë arkitekturore që merrte punë nga Rama, me vajzën e Linda Ramës
Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei analizon librin ‘Albania Files’, me projekte arkitekurore në Shqipëri. Ai zbulon se studio arkitekutore 51N4E, u bë e famshme falë kryeministrit dhe i siguroi vajzës së gruas së Ramës, Rea Xhillarit, një praktikë pune.
“Kjo është nepotizmi. Quhet nepotizmi. Që familjarët e kryeministrit të punojnë në kompani që marrin para nga vetë shteti, kjo është diçka që nuk është e drejtë” thotë ai.
Gjithashtu ai zbulon se njëri nga arkitektët të kësaj firme ka qenë me proces juridik në Belgjikë fiks për mënyrën se si janë lidhur me Shqipërinë.
“Po patjetër që vërtetohet sepse ajo është përmendur edhe në uebsajtin e 51N4E. Që ajo ka qenë me internship atje. Domethënë, studio e famshme, ose studio që u bë e famshme falë kryeministrit, bën disa projekte që tani po hetohen nga SPAK-u…
Le ta themi qartë që tani po hetohen nga SPAK-u, edhe për ta thënë, njëri nga arkitektët të kësaj firme ka qenë me proces juridik në Belgjikë fiks për mënyrën se si janë lidhur me Shqipërinë.
Ok, në atë firmë, ajo vajza e kryeministrit merr një internship. Pastaj fillon të punojë për një kompani këtu në Tiranë, “Iri”, që në fakt është krijuar nga këta arkitektë belgë”.
Ndër të tjera në libër flitet për korrespodencën e një prej arkitektëve të njohur ndërkombëtarë, i cili i sugjeron Edi Ramës të anullojë procet zgjedhore në Shqipëri, dhe pas mandatit të 5-të, të shpallet president i përjetshëm apo Mbret.