28 Mars, 2026

Lidhja e fortë amerikane, që e bën Ramën të mos pyesë më për BE-në

 Lidhja e fortë amerikane, që e bën Ramën të mos pyesë më për BE-në

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur ashpër Ambasadës britanike dhe asaj gjermane, pas kritikave për imunitetin e Belinda Ballukut.

Qendrimi i Ramës mund të duket i guximshëm dhe i tepëruar, nëse merret parasysh që pretendon të fusë Shqipërinë në BE.

Dhe me rastin e Ballukut, rrezikon sërish që ta ngadalësojë ndjeshëm rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, siç vijnë mesazhet nga Gjermania.

Po ku e gjen Edi Rama, “guximin” për të sfiduar Gjermaninë dhe Britaninë?

Përgjigjia mund të jetë Kimberly Guilfoyle.

Ambasadorja amerikane në Greqi, e njohur si një bashkëpunëtore e ngushtë e Donald Trump, është shfaqur të mërkurën në darkë në Kryeministri, ku ka pasur një takim miqësor me Ramën.

Nuk dihet arsyeja e këtij takimi, por “trimërimi” i Ramës duket se ka bazë amerikane.

Kjo, pasi tashmë ai ka lidhje me rrethin e ngushtë të Trump, duke nisur nga vajza, dhëndri dhe së fundmi dhe Kimberly Guilfoyle.

Dhe është fakt, që politikanët në Shqipëri, i tremben veç Amerikës, ndërsa me BE tregohen thjesht politikisht korrektë.

Në rastin e Ramës, as kjo nuk po ndodh më.

1 Comment

  • Domethënë amerikanët i japin krahë Ramës të mos pyesë për Europën?
    Zgjohuni o budallenj!
    Kush është mik i Amerikës,gjatë gjithë historisë ,ka përfunduar me vendin e tij të djegur dhe jetën e tij të humbur…
    Përse ky Karagjozi i Tiranës duhet të ketë fat tjetër?

Leave a Reply to Lezan Cancel reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *