28 Qershor, 2026

Letra emocionuese e gruas së aktorit Vangjel Toçe: Kemi kaluar shumë dhimbje dhe trishtim bashkë, tani jetojmë të dy në fshat…

 Letra emocionuese e gruas së aktorit Vangjel Toçe: Kemi kaluar shumë dhimbje dhe trishtim bashkë, tani jetojmë të dy në fshat…

Diana Ziu, gruaja e aktorit Vangjel Toçe, ka bërë një urim emocionues për aktorin e njohur, në 73-vjetorin e tij të lindjes.

Ajo shkruan:

“Një jetë  e bukur , më e bukur me sakrificat, me ditët  e vështira që bashkë kaluam!

Një forcë e madhe  brënda nesh  ish …dhe po sot është  mes nesh!

E që ne nuk u ankuam kurrë  për çka ne kaluam  bashkë  ndër vite!

Ishim  të rinj, sot  jemi zbardhur.  Kujtimet janë  “vepra”  të  mëdha, mbase  shumë nga ditët  e  vështira  lanë gjurmë në shpirtin tone, na forcuan  por dhe na lidhën më shumë!

Ish  bukur kur  mernim “rrugën” e kur lundronim në ëndrra pa krye, por ish ndryshe  dhe ne qeshnim e për të zgjidhur një hall ne “përsëri qeshnim”.

Mbase hallet ishin ajo pjesë e jetës që na bëri të jetojmë …

E që sot jemi. Eshtë bukur  të jetosh  me ty, me  bukurinë   e shpirtit  tënd të  bukur  dhe si   bashkëshort  i bukur,  jeta  pranë nesh është   bukur .

Të harrojmë  dhimbjet dhe pas të rrijnë e për mua si Diana është ndryshe të dua më shumë  kështu siç je, siç  ne jemi me moshën që kemi!

E të dy këtu në fshat u shekullofshim uroj  me zemër  edhe 100/ gëzuar bashkë  tok me familjen e mrekullueshme  gëzuar  gëzuar  ….

Ei kujtime ende më forcojnë  për të përballuar tani  moshën e  bukur të  “dëborës”  mbi   flokët  tona  …

Do  vështroj të  kaluarën me syrin e harresës!

Pa fund  do jemi  përsëri  si fëmijë në dashurinë tonë  të  thjeshtë,   në   jetën  tonë    këtu në fshat  në dashurinë që exsiston  më shumë sot   .

në këtë datlindje  të bukur  gëzuar, gëzuar.

U shekullofsh Vangjo!

Uroj me zemër shëndet,  të  lumtuer  bashkë  .

Në këtë jetë  plot diell,  këngë  serenata  si vetë jeta   jonë!”

Mund të jetë një imazh i duke buzëqeshur

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *