Lajmi për SIDA-n në Gjirokastër, gazetari: Siç ia bënë Termet Peçit poshtë urës
Analistët Enton Abilekaj dhe Ermir Gjinishi, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV lajmin e rremë për infektimin e dhjetra personave në bashkinë e Gjirokastrës me HIV/AIDS, u shprehën se ky lajm është produkt i luftës së brendshme në PS.
Pjesë nga biseda
Enton Abilekaj: Nuk mund të akuzojmë askënd nga mediat serioze për këtë lajm. Kjo është përhapur në Facebook. Ngjarja është përhapur që në gusht 2025, se kryetari ka qenë i sëmurë me një sëmundje autoimune. Kjo është luftë e brendshme brenda PS. Siç u bë lajmi për Termet Peçin poshtë urës, ia kanë bërë edhe këtij.
A ka bazë dyshimi? Kryetari i bashkisë i ka bërë analizat në Janinë, si edhe punonjës të bashkisë. Nëse kryetari ka një sëmundje autoimune, ai duhet të sqarojë se çfarë ka dhe jo të nxjerrë këtë letrën që s’ka SIDA. Kur mora vesh që qytetarët kanë vajtur në Janinë për të bërë analizat fillova të pyes dhe këtu ka patur diçka. Sigurisht që ka patur një shpifje, por sqarimi duhet të jetë i plotë dhe kur bëhet përgënjeshtrimi duhet të bëhet.
Ermir Gjinishi: Çështja është mënyra se si u trajtua: a është apo jo kryetari me SIDA. Çështja është te kultura e perversitetit. Nuk janë mediat e mëdha të përfshira në këtë. Kemi shumë dëshirë të bëjmë moral dhe jemi pak të sinqertë. Mund të jetë luftë e brendshme në PS. Jemi kthyer në krimba publikë dhe kjo është perverse, krejtësisht të pakulturuar.