Kush janë protestuesit?
Nga Isa Myzyraj
Me aq sa kam parë unë këto ditë.
– Berberi im (çuditërisht)
– Shoku im kuzhinier
– Shoku im gazetar
– Një student nga Kukësi që më njohu, të cilët shumë shokë i kanë ikur në Londër
– Një mikesha ime psikologe me burrin e saj dhe me beben që i ka lind para 3 javësh.
– Goca e tezes time familjarisht. Me burrë, me kunatën, me 3 gocat e vogla dhe me familjen e burrit.
– Disa kushërinj të mi që i takova në protestë dhe u thash: Sa qenkeni rritur.
– Dy ish-shoqe të mijat që i kisha në Universitet.
– Drejtori i një agjencie turistike në lagjen time.
– Një ish-kamarier që me sillte kafen dhe që tentoi disa herë për të ikur nga vendi por nuk i eci.
– Një murgeshë
-Një muslimane e mbuluar
-Një shok që kishte ardhur nga Italia
-Një shoqe që s’lë protestë pa shkuar
– Një infermier që më ka ndihmuar disa herë në QSUT
-Një person që e ndjek në Instagram që mendoja se “ky e ka në terezi” nga storit që nxirrte.
-Një çun që bën reklama në Instagram
-Një konspiracionit që nuk e duroj dot
-Një Trumpist i çmendur
-Një lesbike
-Një rom
-Një shok që shpërndan pica me motor
-Një shok që mendoja se s’merr vesh nga politika sepse flet për filma dhe përdor shumë fjalë anglisht kur flet shqip
