21 Maj, 2026

Kush ia “hëngri kokën” Eduart Merkajt?!

 Kush ia “hëngri kokën” Eduart Merkajt?!

“Një polic me integritet dhe profesionalizëm, kush është Eduart Merkaj, profesionisti që do të ketë sfidën e vështirë të shmangies së korrupsionit te uniformat blu” – Ky ka qenë dhe titulli i bërë një vit më parë nga Newsbomb Albania, pasi polici i karrierës, Eduart Merkaj u vendos në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Mirëpo, qëndrimi i Merkajt në këtë post nuk pati jetë të gjatë! Rreth një vit pas emërimit të tij, Merkaj është larguar nga kjo detyrë, duke i lënë vendin Klevis Qoses, specialistit që tre javë më parë mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Por, kush ia “hëngri kokën” Eduart Merkajt?!

Një nga zhvillimet më të bujshme që tronditi Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore lidhet me përfshirjen e emrit të Muçi Shaljanit në radhët e AMP-së. Sipas raportimeve dhe hetimeve që po ndiqen nga SPAK, “ushtari” i Emiljano Shullazit, një personazh i njohur për lidhje me botën e krimit, u punësua me procedura emergjente në AMP si agjent, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi filtrat e sigurisë brenda institucionit.

Muçi Shaljani, i cili mbeti i vrarë në nëntor të vitit 2025, së bashku me Gilmando Danin, si pasojë e një atentati pranë rrethrrotullimit të Rinasit, rezultoi sipas dosjeve hetimore se ishte caktuar në detyrë vetëm me letra më 16 shtator 2025. Për më shumë se dy muaj, deri në ditën e atentatit, ai nuk ishte paraqitur në punë, ndërsa paga e tij vijonte të jepej pa ndërprerje.

Punësimi i tij hodhi dyshime mbi institucionit, ndërkohë që përgjatë ditëve të fundit siç dhe kemi raportuar, disa mega operacione të njëpasnjëshme nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato ndërkomëbtare kanë hedhur dritë se në radhët e bluve ende ekziston korrupsioni.

Sipas informacioneve të deri tanishme “shpatullat” bosave të call cenetar-ave “ishin të ngrohta” pikërisht nga efektivë policie.

Mos vallë këto zhvillime kanë qenë dhe shkak i largimit të Merkajt nga drejtimi i AMP-së?!

Eduart Merkaj ka qenë prej vitesh një figurë në hije të strukturave të Policisë së Shtetit, por me një karrierë të gjatë dhe të konsoliduar brenda sistemit. Emërimi i tij në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore erdhi pas dorëheqjes së Florian Sulejmanit në korrik 2025, duke e vendosur atë në një nga postet më të ndjeshme të policisë shqiptare.

Gjatë karrierës së tij, Merkaj ka mbajtur disa funksione kyçe, përfshirë drejtimin e Policisë Kufitare, ku është vlerësuar për koordinimin me partnerët e Bashkimit Europian në kuadër të projekteve për sigurinë kufitare. Ai ka shërbyer gjithashtu në sektorë të rëndësishëm si antikorrupsioni, forcat e posaçme operative dhe drejtimi i departamentit të policisë kriminale.

Fillimet e tij në strukturat e rendit lidhen me sektorin e hetimit të krimit ekonomik-financiar, ku është angazhuar në mbledhjen dhe përpunimin e informacioneve operative. Me kalimin e viteve, ai është konsideruar si një nga emrat më të trajnuar brenda Policisë së Shtetit.

Emërimi i tij në krye të AMP-së u pa si një përpjekje për të forcuar luftën kundër korrupsionit brenda radhëve të uniformave blu dhe për të rikthyer besimin e publikut te policia, një sektor që prej vitesh është përballur me perceptimin e rënduar të lidhjeve me korrupsionin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *