Kumbaro-Golemi-Dhima, përballë Tërmet Peçit: Lufta e egër mes socialistëve
Në Qarkun e Gjirokastrës, kë dalë në sipërfaqe një luftë e egër që ka nisur prej kohësh mes drejtuesve socialistë.
Luftë që ka sjellë edhe reagimin e Edi Ramës, që në këtë luftë, ka marrë anë.
Por çfarë ka ndodhur dhe po ndodh mes socialistëve në Qarkun e Gjirokastrës?
Gjithçka nisi që në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të majit.
Mirela Kumbaro, drejtuese e Qarkut, ka qenë kundër kandidimit të Tërmet Peçit.
I preferuari i saj ka qenë Piro Dhima.
Dhe bashkë me Flamur Golemin, Kumbaro ka punuar me të gjitha mjetet pro Dhimës dhe kundët Tërmet Peçit.
Aq sa dhuhet se lajmin për një video erotike me një punonjëse të Bashkisë së Këlcyrës, Tërmet Peçit ia nxorrën pikërisht këta.
Peçi rezultoi shumë i fortë dhe efektiv në terren, dhe arriti që të zgjidhet deputet, pavarësisht luftës që i bënë të vetët.
Vetëm se Tërmet Peçi duket se nuk e harroi atë që i bënë.
Dhe për këtë, thuhet se u hakmorr, duke nxjerrë lajmin për infektimin me SIDA të Flamur Golemit.
Të gjitha këto tashmë kanë arritur në veshin e Edi Ramës, që dy ditë më parë shpërtheu ndaj Tërmet Peçit.
Nuk dihet se si do të vazhdojë ky koflikt, por mbledhja e dy ditëve më parë tregoi se grupi Kumbar-Golemi-Dhima, janë për momentin, më të fortë se Tërmet Peçi, pasi kanë mbështetjen e vetë Edi Ramës. (Thuaje.al)