14 Korrik, 2026

“Ku i keni çuar lekët” – Drejtori gjirokastrit dhunon gazetarin dhe e denoncon në Polici

 “Ku i keni çuar lekët” – Drejtori gjirokastrit dhunon gazetarin dhe e denoncon në Polici

Bie në rrjetën e emisionit Piranjat drejtori i ARRSH-së për Rajonin Jugor, Andi Shkurta,  i njohur si i besuari i Belinda Ballukut.

Personi që shihni në këtë video është Andi Shkurta, Drejtori i ARRSH-së për Rajonin Jugor.

Gazetari i emisionit Piranjat, Edon Kuqi, i kërkoi llogari dhe transparencë për përdorimin e fondeve publike. Por në vend të përgjigjeve, drejtori ushtroi dhunë ndaj gazetarit.

Madje, vetëm pak minuta pas përballjes me ekipin e emisionit Piranjat, duke përfituar nga pozicioni i tij, Andi Shkurta depozitoi një kallëzim në Policinë e Gjirokastrës ndaj gazetarit.

Një veprim që ne e konsiderojmë një përpjekje për intimidim, ndërsa pamjet flasin vetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *