Ku është zhdukur Tërmet Peçi?
Deputeti socialist Tërmet Peçi, që prej sulmit të egër të kryeministrit Edi Rama ndaj tij, është “zhdukur”.
Ai shfaqej përditë në rrjetet sociale, duke postuar foto nga takimet nëpër fshatra të ndryshme të Tepelenës dhe Memeliajt.
Por prej 5 majit, Peçi nuk ka postuar më asgjë.
Kjo, pas mbledhjes së tensionuar të 6 majit, kur Edi Rama e ka akuzuar ashpër Peçin, se po saboton punën e socialistëve në Gjirokastër, Tepelenë e Përmet.
Në përgjigje të akuzave të Ramës, Peçi u mbrojt, duke thënë: “Komandant, unë jam ushtari yt!”
Mirëpo, kjo deklaratë nuk e ka zbutur kryeministrin, i cili i ka prerë fjalën menjëherë me një gjuhë brutale:
“Nuk ka fjalë për ty sot. Ka njerëz shumë më të mirë se ty në këtë sallë. Thashethemet që nisin nga kalaja e Ali Pashait nuk ndikojnë në punën e qeverisë sime.”
Në mbyllje të takimit, Rama ka përdorur një fjalor rruge për të vulosur degradimin e pozitës së Peçit brenda strukturave, duke i thënë tekstualisht: “O Tërmet, mos na çaj by**en”*.
Dhe me sa duket, duke parë situatën, Tërmet Peçi ka vendosur të ndërpesë punën në terren.
Të paktën për momentin.
Ndoshta për t’i treguar edhe Ramës, se PS pa të, nuk ia del dot në Tepelenë e Memaliaj. (Thuaje.al)