“Ku e keni Lubinë? Çohu në këmbë, të shohë kombi se çfarë malli je” – Berisha degjeneron Ballukun dhe paralajmëron: Videot e Adi Hilës janë lule, para videove të Gys Agasit me ju
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i pari që foli në seancën e sotme plenare, ku pritet të votohet Reforma Territoriale.
Në fjalën tij, kryedemokrati u shpreh se ‘është urdhëruar të kryhet një krim madhor, asgjësimi i 15 bashkive funksionale’.
Berisha shtoi se kanë thirrur edhe Belinda Ballukun që të bëjnë votat për t’u miratuar Reforma Territoriale.
“Është urdhëruar të kryhet krimi madhor, të asgjësojë 15 bashki funksionale. Ku e keni Lubinë, si do i bëni votat? Ku je? Flisni. Çohu në këmbë nëse je në parlament të shohë kombi se ça malli je.
Po bëni çdo gjë që të votoni një reformë që shkel interesat e qytetarëve. Keni thirrur dhe atë që të japë votën, se jeni si ajo, nuk keni asnjë dallim prej saj”, tha kryetari i Partisë Demokratike.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar mazhorancën gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke iu referuar videove të kompozitorit Adi Hila dhe atyre që, sipas tij, lidhen me socialistët dhe Ergys Agasin, i cili ndodhet i arrestuar.
Berisha deklaroi se faktet dhe videot do të bëhen publike, ndërsa i cilësoi ato si “turpi i turpeve të njerëzimit”. Ai akuzoi gjithashtu socialistët se po përpiqen të pengojnë transparencën dhe se “arkivi i tyre i krimit nuk ka fund”.
“Videot e Adi Hilës janë lule para videove të Gys Agasit me ju. Videot e Gys Agasit me ju janë turp i turpit të njerëzimit. Do dalin. Jeni aty. Arkiva juaj e krimit nuk ka fund. Ndaj dhe ju doni të shkelmoni Kushtetutën.
Sot sytë e mbarë shqiptarëve janë të drejtuar te kjo sallë që është urdhëruar të kryejë krimin madhor, të asgjësojë 15 bashki funksionale. Po bëni çdo gjë që të bëni një reformë që të shkelmoni interesat e qytetarëve. Keni thirrur edhe Lubinën që të bëni votat.”, tha Berisha.