10 Tetor, 2026

Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje Mirela Kumbaros, Tërmet Peçit dhe Piro Dhimës: Dëgjoni zërin e banorëve

 Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje Mirela Kumbaros, Tërmet Peçit dhe Piro Dhimës: Dëgjoni zërin e banorëve

Nga Albert Malaj

THIRRJE PËR DEPUTETËT E QARKUT GJIROKASTËR

Deputetëve të Qarkut Gjirokastër, në veçanti, u kërkojmë të dëgjojnë zërin e banorëve të Memaliajt, Libohovës dhe Këlcyrës përpara çdo vendimmarrjeje lidhur me të ardhmen administrative të këtyre bashkive.

Çdo ndryshim i tillë duhet të vlerësohet me shumë përgjegjësi, duke marrë në konsideratë pasojat .

* shërbimet ndaj qytetarëve;

* zhvillimin ekonomik dhe social;

* përfaqësimin dhe vendimmarrjen pranë komuniteteve;

* rrezikun e shtimit të shpopullimit;

* ruajtjen e identitetit dhe historisë së këtyre tre bashkive.

Vota dhe qëndrimi juaj janë një përgjegjësi publike. Prandaj, zëri i banorëve duhet të dëgjohet. Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra janë komunitete me histori, tradita dhe breza që kanë ndërtuar jetën e tyre në këto territore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *