Korrupsion dhe skandale: A janë gratë, problemi i qeverisjes socialiste?
Nga Ruel Domi
Flitet që PS po shqyhet nga lufta midis Belinda Ballukut dhe Elisa Spiropalit. Nëse dëgjojmë të ashtuquajturën “conventional wisdom” (pra njohurinë tradicionale), gratë në politikë supozohen të sjellin harmoni dhe mirëfunksionim në parti politike, të cilat, po sipas njohurisë tradicionale, shkatërrohen nga betejat e burrave për para, pushtet dhe ego.
Realiteti është që në administratën e Ramës, gratë janë epiqendra e korrupsionit dhe skandaleve.
Kjo jo sepse gratë janë vetë problemi, por sepse drejtoreshat e administratës janë, në pjesën dërrmuese të rasteve, në lidhje intime me elementë të krimit të organizuar, fakt i lidhur drejtpërdrejt me arsyen pse Rama i ka dhënë pushtet (se Rama është argat i krimit dhe jo e anasjellta).
Andaj, nëse do të ndalosh infiltrimin e krimit të organizuar në qeverisje, të mjafton t’i mbash postet drejtuese në administratë të paktën 90% burra, dhe e kupton.
Në rast se krimi do përplasej me një funksionar burrë shtetëror që nuk i bindet, me një grua në krye ajo agjenci është praktikisht në duart e krimit.
Aq më tepër pastaj kur gruaja që drejton dikasterin, agjencinë apo drejtorinë ka marrëdhënie intime apo romantike me eksponentë të krimit.
Në gjendjen aktuale, korrupsioni kapilar dhe narkoshteti që Edi Rama ka instaluar nuk do ishin mjaftueshëm arsye për përçarjen e partisë së tij apo rënien e tij nga pushteti, duke parë gjendjen e opozitës dhe shoqërisë shqiptare.
Kjo po ndodh vetëm se funksionarët me të cilët Rama ndan pushtet janë gra, dhe gratë në pushtet kanë zero sens vetëkontrolli e largpamësie.
Sikur Rama ta kishte administratën me 100% burra, s’do kishte asnjë nga dhimbjet politike të kokës që po ka sot.
Konfliktet e grave në PS po e çojnë atë parti për lesh.