“Komunistët në litar” – Kur Rama bënte vetë thirrje për dhunë dhe anarki
Pjesë nga libri i ish-drejtuesit të Sigurimit të Shtetit, për Edi Ramën: ‘Bashkëbisedime informative’.
Nga Bujar Hoxha
Fjalimi arrogant i Edi Ramës, i cili bënte thirrje për destabilizim. Stili i të shprehurit synonte opinion depërtues, duke imponuar modelin karakteristik të mendimit anarkist. Në fytyrë i përdridhej një përçmim i fryrë, që të jepte alergji. Ai kishte një oratori të egër që e shfaqte me karagjozllëk imitues.
U mendua të niste procedurimi për të, por informacioni i dërguar në ministri, ishte parë nga Ramiz Alia duke lënë porosi të thirrej e të lihej i lirë, si djali i Kristaqit.
E vërteta është se me këtë njeri, kundërzbulimi ishte marrë para disa muajsh dhe kishte çelur një fashikull të dyshimtë. Bëhej fjalë për qëndrimin disi të gjatë të tij në Greqi. Burimi ynë informativ i sapokthyer në fund të muajit gusht sinjalizoi takimin e tij me E. Ramën në Athinë dhe dëshirën e tij për të qëndruar përgjithmonë apo ‘zarare’ të tjera.
Nga verifikimet në terren rezultoi se vuante nga astma dhe sociopatia patologjike.
Doktori që e kuronte pak fshehurazi, ishte profesor i nderuar, më kujtohet se quhej Ylviu. Ai i kishte shpjeguar kundërzbuluesit se klienti i tij ishte sociopat i lindur, por i suksesshëm, ama duhet trajtuar klinikisht dhe në kartelën e hapur kishte shënuar diagnozën ‘sociopat me simptoma patologjike’.
I ati, Kristaq Rama, mori takim me shefat e kundërzbulimit dhe garantoi kthimin e tij nga Athina, duke u justifikuar se e kishte dërguar në Greqi edhe për një vizitë mjekësore.
Në civinë ‘operative’ u futën shumë materiale dhe fakti që fjala e tij në këtë miting shkelte ligjin për simbolet kombëtare, miratuar ekstra nga Parlamenti.
U gjykua të thirrej, por nuk morën parasysh faktin se nuk qëndronte në rregull. Nisi të bëjë thirrje të hapura për hakmarrje ndaj komunistëve. Morali i tij quhej si leckë e vjetëruar, kësisoj, do dallohej për pikëpamje radikale. Kundërzbulimi e dinte, çudia ishte tek ata lart, që nuk besonin karakterin e tij të deformuar. Dhe në këto raste, babai i tij vetëm se na vështronte me përulje.
Debatet në Liceun e Arteve nisën me taktika agresive dhe do shuheshin për shkak të grindjeve acaruse, duke e cilësuar ‘shakaxhiu i përparimit’.
Nuk duronte asnjë rival, të vërtetë ose imagjinar. Anarkist deri në palcë, nuk pëlqente ligjin, rregullin, kënaqej kur dilte mbi të tjerët, dominimi i pushtetit të tij duhej të ndihej nga të gjithë. Tek ai në mënyrë të habitshme shfaqeshin periudha të gënjëryerit patologjik pa arsye, kishte një përfytyrim të lartë për veten dhe një qëndrim kontradiktor ndaj sigurisë së vet.
‘Artisti’ raportonte edhe për ekspozimin e sjelljeve sensacionale, duke këmbëngulur manifestimin e sjelljeve të tij si transvestit dhe me shije homoseksuale.
Entuziazmin tek ‘refleksionet’ kundërzbulimi e shikonte si ‘tablo e zymtë’, këtë njeri e tregonte si racist, harbut me stereotipin e një radikali të pandreqshëm, kur dilte nga vetja luante rolin e një rrugaçi nate.
Ai nuk e fshihte qëndrimin e skajshëm kritik ndaj sistemit dhe politikës komuniste, por i mungonte brumi për t’u bërë i besueshëm. ‘Komunistët në litar’ ishte deviza e tij. Ëndërronte të shkëlqente duke u matur me këdo, vetëm të ishte i pari në gjithçka e kudo. Edhe pse hapur paraqitej antikomunist i egër, nuk pëlqehej nga S. Berisha.
Angazhimi i tij me Partinë Demokratike si personazh niveli, për këtë arsye, nuk zgjati as një vit. Përpjekjet e tij zvarritëse për fitimin e dafinave politike nuk u kurorëzuan. Sali Berisha do urdhëronte ‘shporrjen e telallit’, ‘me shkelma në prapanicë do ironizonte ‘Skifteri’.
Edhe shokët e afërt do ndjenin një farë bezdie dyshuese ndaj dredhive dhe vrullit, ndaj i kthejnë shpinën.
…’As macen nuk do t’ia besoja ta ruante’.- citonte ‘Artisti’
…i arsinuar mirë dhe kishte mendje krijuese, prandaj kundërzbulimi e zgjodhi nga radhët e arteve, ku qëndroi për shumë vite, deri në mesin e viteve ’92. Ndryshe nga ekipi i parë në Partinë Demokratike, ai mbeti aventurier i vetmuar, që nuk përfaqësonte ndonjë filozofi mendimi. Anonte haptazi nga anarkizmi banal me frymë imponimi, pa arritur të shfaqte rrymë të besueshme intelektuale, krijonte emocione të momentit, por instinktet me përmbajtje hipnoze e çonin në përbuzje.
Shfaqej i nervozuar në komunikime, imponoheshin para të tjerëve me monologë të zgjatur pa ruajtur etikën për të dëgjuar përgjigjen. I lindur me sëmundjen e sociopatisë, orientimi i tij paranojak do ta shtynte thellë e më thellë në vetmi politike me hamendësime shëndetësore.
Propaganda për përgjime po kthehej në paranojë, ndaj nisën sulmet për të djegur zyrat e SSH.