21 Maj, 2026

Kompania e kryebashkiakes Sako, gati të fitojë tenderin 3.7 mln euro nga Qeveria

 Kompania e kryebashkiakes Sako, gati të fitojë tenderin 3.7 mln euro nga Qeveria

Operatori i Blerjeve të Përqendruara zhvilloi një tender me vlerë 359 milionë lekë ose 3.7 milionë euro për blerjen e automjeteve për Policinë e Shtetit.

Sipas dokumentave, përmes këtij tenderi OBP do të blejë 76 automjete SUV për forcat e policisë, nga të cilat 20 automjete 4×4 dhe 56 automjete të tjera 2×4.

Këto në foton më poshtë janë specifikimet teknike të vendosura për 20 automjetet 4×4.

Farsa e tenderit 3.7 mln euro për makinat e policisë/ Kriteret e

Specifikimet per automjetet

Për dikë që nuk ka njohuri për industrinë automotive, përmesat e vendosura në tendera ngjajnë thjesht disa numra të zakonshëm.

Por këto përmasa që janë vendosur në tender plotësohen vetëm nga lloj automjeti.

Ai është Land Rover Defender, automjeti i cili në Shqipëri tregtohet ekskluzivisht nga kompania e familjes së kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako.

Dhe meqë kryeministri e ka shumë qejf inteligjencën artificiale, kjo është përgjigja e saj kur pyet se cila nga Suv-et i plotëson kriteret e vendosura në tenderin për automjetet e policisë së shtetit.

Farsa e tenderit 3.7 mln euro për makinat e policisë/ Kriteret e

Pergjigja e IA se cila suv i ploteson kriteret

“Land Rover Defender 110 (D300/D350 Diesel) është modeli që përmbush kërkesat për lartësi, gjerësi, distancë nga aksi i rrotave, lartësi nga toka dhe efikasitet të karburantit, ndërsa gjatësia e tij (4,758 mm) është brenda maksimumit tuaj prej 5,050 mm,” thotë inteligjenca për kriteret e vendosura në tenderin e një vendi që sipas kryeministrit ja kalon Gjermanisë dhe Suedisë për ndërshmëri.

Qepja e kostumit slim fit në tenderin për automjetet e policisë së shtetit është aq flagrante saqë distanca mes akseve kërkohet minimalisht 3000 mm, kurse gjatësia totale e mjetit kërkohet maksimalisht 5050 mm.

Nuk dihet nëse specifikimet teknike të tenderit i ka hartuar vetë policia e shtetit apo Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Por ky kostum është një vepër penale në flagrancë se si hajdutët e Rilindjes vjedhin tenderat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *