26 Gusht, 2026

Klodian Braho, a del dot mbi Dritan Prençin?!

 Klodian Braho, a del dot mbi Dritan Prençin?!

Nga Julian Hoxhaj

Kreu aktual i SPAK, ka në dorë t`u dëshmojë shqiptarëve se nuk është aty kot. Vartësi i tij, Prokurori Dritan Prençi, guxoi me Tunelin e Llogarasë dhe mori të pandehur Belinda Ballukun për “Shkelje të barazisë në tendera”.

Ligjërisht, për këtë akuzë do duhet të përgjigjet Evis Berberi, por nëpërmjet telefonit të Berberit, SPAK arriti të zbulojë se Visi vetëm firmat hodhi në procedurë, se fituesi u vendosën nga Belinda dhe ndoshta Kryeministri.

Klodian Braho, prej rreth pesë vjetësh, ka në dorë dosjen hetimore të Aeroportit të Vlorës. Nëpërmjet një padie, të bërë shumë vite më parë, Braho mori të pandehur disa zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës për “shkelje të barazisë në tendera”.

Në fakt, deri më tani, mungon emri i Belinda Ballukut mes të pandehurve, pasi rasti i Aeroportit të Vlorës nuk ka asnjë ndryshim nga ai i Tunelit të Llogarsë.

Madje, nëse mungojnë mesazhet telefonike  (si te tuneli), këtu e ke me zë e figurë Behgjet Pacollin, që ka deklaruar te Blendi Fevziu, takimin e tij dhe biznesmenit turk të kompanisë YDA në zyrën e Ballukut.

Fituesi i kocensionit u vendos në zyrën e Ballukut, atë e morën Behgjet Pacolli, Hyseni i YDA-s dhe Valon Ademi. Madje, vet Braho ka provuar se dhënia e koncensionit të Aeroportit të Vlorës ka qenë plotë shkelje ligjore të rënda.

Ndaj, sfida e kreut të SPAK sot është të provojë nëse barazohet apo del dot mbi Dritan Prençin, i cili me shumë guxim, arriti të ngrejë akuzë ndaj Belinda Ballukut për tunelin e Llogarasë!

Le të presim, por precedenti i vendosur nga vet SPAK, e vë përballë një sfide shumë të madhe kreun e këtij institucioni, i cili mbase ka në dorë që të shmangë një katastrofë financiare për shqiptarët nga gjyqi i Arbitrazhit, i cili tashmë duket konkret!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *