14 Korrik, 2026

Klaudeta dhe Petrika Riza: Dy fjaë për mikun tonë Koço Qendro, që nuk do ia dëgjojmë më zërin

 Klaudeta dhe Petrika Riza: Dy fjaë për mikun tonë Koço Qendro, që nuk do ia dëgjojmë më zërin

Nga Klaudeta dhe Petrika Riza

… Lamtumirë… i dashur Koço !…

… Ka lajme që njeriu nuk është kurrë gati t’i dëgjojë… Largimi yt është njëri prej tyre…

… Na duket e pabesueshme që nuk do të të shohim më… nuk do të dëgjojmë më zërin tënd… buzëqeshjen tënde… batutat e tua dhe atë humor që sillje gjithmonë mes nesh…

… Koço… për ne nuk ishe vetëm një aktor humori… Ishe një mik i çmuar… një koleg i veçantë dhe një njeri me pasion krijues..

… Bashkë kemi kaluar një jetë të tërë në skenë… Kemi ndarë prova… premiera… emocione… lodhje… gëzime e duartrokitje… suksese e vështirësi… Kemi qeshur… kemi diskutuar… kemi mësuar nga njëri-tjetri dhe kemi jetuar vitet më të bukura të jetës sonë artistike !…

… Pak javë më parë erdhëm të të uronim për Ditën e emrit… Shën Kostandinin… dhe për 99-vjetorin e lindjes… Ishte një ditë plot dritë e mall… U përqafuam me dashuri… kujtuam aq shumë çaste nga rrugëtimi ynë i përbashkët dhe ramë dakord të pinim një kafe së shpejti… Asnjëri prej nesh nuk e mendoi se ai do të ishte përqafimi ynë i fundit… Sot ai kujtim ka marrë një peshë tjetër dhe do ta mbajmë përgjithmonë në zemër !…

… Atë ditë të thamë se emri yt lidhej me dritën… qëndresën dhe fisnikërinë… Dhe vërtet… gjithë jeta jote ishte një dëshmi e këtyre virtyteve !…

… Ti e doje skenën me gjithë shpirt… Nuk bëje kurrë kompromis me punën… Çdo rol e ndërtoje me aq përkushtim… sa dukej sikur ishte i pari dhe i fundit njëkohësisht !…

… Me Brezin tënd të Artë i fale publikut dekada të tëra buzëqeshje… lot gëzimi… znavitje e mendim e kulturë… Ishe ndër aktorët më të spikatur të Estradës së Korçës… mjeshtër i figurës… i detajit… i veshjes… i rekuizitës dhe i shpirtit të personazhit !…

… Me plastikën tënde të veçantë dhe zërin plot ngjyrime humori krijove figura që mbeten të pavdekshme në kujtesën e artdashësve… “Frëq-i”… “Kinezi”… Serendri Egyçi… “Kopraci” dhe dhjetëra role të tjera nuk ishin thjesht personazhe… por pjesë e historisë së teatrit shqiptar !…

… Si ambasador i artit tonë në skenat e Ballkanit e më gjerë… bashkë me aktorët e tjerë të brezit të Artë e ngrite emrin e trupës sonë me dinjitet dhe talent të rrallë… Dhe siç thanë dikur në Stamboll për interpretimin tënd të “Kopracit” : “Molieri këtë rol e paska shkruar enkas për ty.” !…

… Por ti nuk ishte vetëm artisti i spikatur… Mbi të gjitha ishte njeriu i thjeshtë… i shqetësuar… këmbëngulës dhe i dashur… Mirësia jote… buzëqeshja jote… respekti që dije t’u falje të gjithëve janë pasuria më e bukur që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë !…

… Do të na mungosh shumë… Koço… Do të na mungojë prania jote… fjala jote e ngrohtë… humori yt dhe ajo buzëqeshje e natyrshme që e ndjeje sapo afroheshe pranë teje !…

… Por ti je nga ata njerëz që nuk largohen kurrë… Do të jetosh në çdo rol që ke lënë pas… në skenën që e deshe aq shumë… në historinë e teatrit korçar dhe në kujtimet e të gjithëve ne që patëm fatin të të kishim pranë !…

… Pusho në paqe… miku ynë i dashur…

… Faleminderit për gjithçka na fale… për artin… për miqësinë… për mirësinë… për përkushtimin… dhe për shembullin tënd si artist !…

… Nuk do të harrohesh kurrë !…

… Me mall… dashuri dhe respekt… kolegët e miqtë e tu…

… Klaudeta dhe Petrika…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *