29 Korrik, 2026

Këtu qarkullojnë të lirë vrasësit, këta merren me xhamat e zinj

 Këtu qarkullojnë të lirë vrasësit, këta merren me xhamat e zinj

Kjo e xhamave është një çështje shumë qesharake nga një institucion shumë qesharak si Policia e Shtetit.

Kjo polici nuk nxjerr asnjë njoftim dhe nuk ofron asnjë shpërblim për një listë të gjatë të baronëve të krimit në arrati, shumë prej të cilëve janë të dokumentuar si mbështetës të Partisë Socialiste.

Vrasës dhe urdhërues vrasësish qarkullojnë të lirë ndërsa policia na merret me vogëlsira.

Një automjet me xhama të zinj dallohet lehtë si nga polici ashtu edhe nga kamerat.

Xhamat e zinj nuk ka pse të shkaktojnë kurrfarë problemi sepse makinat kanë targa. (Gj.E)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *