8 Nëntor, 2026

“Keni 13 vjet në pushtet” – Gazetari zë ngushtë deputeten socialiste, ajo: Unë vetëm 1 vit kam në Parlament

 “Keni 13 vjet në pushtet” – Gazetari zë ngushtë deputeten socialiste, ajo: Unë vetëm 1 vit kam në Parlament

Deputetja Romina Kuko është zënë ngushtë gjatë një bisede me gazetarin Besard Jacaj, teksa e zgjedhura socialiste në Parlament, tregonte se tani qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama do të nisë të punojë më shumë për vendin dhe mirëqenien e shqiptarëve.

“Sa herë që diskutojmë gjatë këtyre ditëve thonë “do të fillojmë, do të shohim, është momenti për të filluar”. Duket sikur keni ardhur sot në pushtet. Ku ishit 13 vite?”, ia prehu hovin gazetari, ndërsa Kuko e zënë ngushtë tha se ajo 1 vit kishte që ishte zgjedhur deputete.

Romina Kuko: Nëse më pyesni mua personalisht, unë 1 vit kam që jam në Parlament. E dëgjoj dhe unë shpesh këtë retorikën e 13 viteve. Mos harroni që vitet e para kërkonin një rikthim në stabilitet të Shqipërisë.

Duhet të kthejmë pak kokën mbrapa për të parë sesi ka qenë ekonomia dhe mënyra sesi funksiononte vendi. Kaluam dy kriza të mëdha, tërmetin dhe pandeminë, që krijuan ngadalësim.

Besi Jacaj: Pandemia ishte në 2020, shtatë vite pasi morët pushtetin dhe tërmeti, gjashtë vite pasi ju kishit marrë pushtetin.

Romina Kuko: Po patjetër, që do të thotë që ato vepra madhore që fuillojnë në një moment të caktuar, duhet të kenë një stop. Nëse ju jeni me teorinë nëse nuk ndodh brenda dy mandateve, nuk ka për të ndodhur…

Besi Jacaj: Ishte kryetari juaj, se ai thoshte në 2013 që nëse nuk të mjaftojnë 8 vite, ik se nuk je për këtë punë.

Romina Kuko: Epo ndoshta nuk e dinte se në çfarë derexheje ka qenë Shqipëria në atë kohë dhe sa kohë duhej për të rikuperuar buxhetin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *