14 Korrik, 2026

Këngëtarja e njohur futet me makinë brenda në kalanë e Gjirokastrës

 Këngëtarja e njohur futet me makinë brenda në kalanë e Gjirokastrës

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit në TikTok, ku shfaqet duke hyrë me një automjet në ambientet e Kalasë së Gjirokastrës.

Pamjet e publikuara tregojnë automjetin e artistes duke lëvizur brenda hapësirave të monumentit historik, një skenë e pazakontë që ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje në rrjetet sociale.

Kalaja e Gjirokastrës, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, është një zonë ku qarkullimi i automjeteve nuk lejohet për publikun, me qëllim mbrojtjen e monumentit dhe kalldrëmit historik.

Bashkia Gjirokastër dhe Flamur Golemi nuk kanë dhënë asnjë shpjegim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *