Kamila, vajza që mbron Vjosën
Gratë e lumit Vjosa – Prezantojmë Kamila Sula
Kamila është një artiste dhe artizane nga Brataj, në luginën e Shushicës — degë e lumit Vjosa dhe pjesë e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa.
Ajo është ndër të paktat të reja që qëndron dhe punon pikërisht pranë lumit, duke ndërthurur artin me turizmin dhe duke kthyer natyrën e bukur të vendlindjes së saj burim jetese dhe frymëzimi.
Qendra LUMI – Foto nga Jutta Benzenberg


