26 Shtator, 2026

“Kam kaq shumë për të thënë” – Rikthehet Saimir Tahiri: Do shihemi së shpejti

 “Kam kaq shumë për të thënë” – Rikthehet Saimir Tahiri: Do shihemi së shpejti

Ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po përgatit një prodhim të ri multimedial në bashkëpunim me median Zëri.

Ky prodhim do të sjellë një rrëfim të gjerë mbi një prej periudhave më të diskutuara të viteve të fundit në Shqipëri, përmes dëshmisë së vetë Tahirit, por edhe të personave që kanë qenë pjesë e ngjarjeve dhe e kanë jetuar nga afër atë kohë.

Përmes personazheve, kujtimeve dhe dëshmive të atyre që kanë qenë aty, dokumentari do të rindërtojë momentet reale dhe më pak të njohura për publikun.

“Disa histori i kam jetuar. Disa të tjera i kam dëgjuar të tregohen për mua.

Do shihemi së shpejti. Ka kaq shumë për të thënë”, shkruan Tahiri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *