12 Shtator, 2026

“Jam rritur si njeri” – Pasi e shkarkoi, Rama e poshtëron publikisht Lamallarin: Jam mundur të mos ju zhgënjej kurrën e kurrës

 “Jam rritur si njeri” – Pasi e shkarkoi, Rama e poshtëron publikisht Lamallarin: Jam mundur të mos ju zhgënjej kurrën e kurrës

Kryeministri Edi Rama, pasi e shkarkoi si ministër të Brendshëhm, Besfort Lamallarin, ka publikuar një video me këtë të fundit nga zyra e vet në Kryeministri, bashkë me pasuesin e tij, Ervin Demo.

Në video Rama thotë se Lamallari do të punojë në Kryeministri tani e tutje, por ajo të kujtojnte ato mbledhjet e komunizmit, ku edhe pasi shkarkoheshin apo dhe pushkatoheshin, të gjithë falenderonin partinë dhe uhdëheqësin.

Dhe Lamallari është shfaqur i emocionuar, duke falenderuar Edi Ramën, pasi sipas tij, ai është rritur shumë si njeri në detyrat që i ka dhënë Rama dhe është munduar të mos e zhgënjejë atë kurrën e kurrës.

“Sot kemi vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Dhe Besforti, nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme, do të kalojë në stolin tim, bashkë me mua dhe ekipin këtu në Kryeministri. Ndërkohë që Ervini (Demo), ministri i deritanishëm i Pushtetit Vendor, do të mbulojë Punët e Brendshme, ku do të integrojmë edhe çështjet vendore, diçka që nuk është e re për historikun e Ministrisë.

Por pasi ka marrë një formë goxha më të plotë, duke qenë veç, do të bëhet tani pjesë e strukturës së punëve të Ministrisë. Faleminderit për shërbimin e derimëtanishëm, faleminderit paraprakisht për shërbimin e mëtejshëm”, thotë Rama në video.

“Faleminderit kryeministër për të gjithë besimin e dhënë në këto 10 vite., ndjej që jam rritur jo vetëm profesionalisht, por edhe si njeri, për të kuptuar më mirë edhe njerëzit kur shprehin shqetësimet. Pastaj pjesa e kthimit në shtëpinë time, pasi aty nisi rrugëtimi, ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Ju falënderoj shumë dhe jam munduar që mos t’ju zhgënjej kurrën e kurrës. Absolutisht është kënaqësi dhe nder. Do ta vazhdoj rrugëtimin dhe të jem në krahun tuaj për të gjithë punët e mira që e presin Shqipërinë”, tha Lamallari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *