“Ishte nip në fshatin tonë, më thoshte…” – Këngëtarja e njohur flet për lidhjen me Adi Hilën: E kam respektuar si perëndi
Këngëtarja Paro ka zgjedhur të flasë me rezerva për kompozitorin Adi Hila, me të cilin ka bashkëpunuar në disa prej projekteve të saj muzikore.
E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ajo u pyet për mendimin që kishte për të, por preferoi të ndante vetëm përvojën e saj personale, duke kujtuar respektin që ka pasur gjithmonë për kompozitorin.
“Të të them jo koment, ti po më pyet. Por prapë nuk jam e autorizuar të jap ndonjë koment. Unë për veten time, mua më ka respektuar. E kam respektuar si perëndi.
Madje më thoshte ndonjëherë se ishte nip në fshatin tonë dhe kur shkova njëherë në fshat i thashë, po të bie nja 2-3 gurë nga fshati, se kishte gjyshen andej. Faleminderit shumë, Paro.
Kam bërë këngët “Erdhi halla në gosti”, kam bërë këngën me Silvën, kam bërë dhe një tjetër. Orkestrimin i ka bërë Adi. Secili jep përgjigje për veten e vet”, u shpreh këngëtarja.