Ish-ministri i PS-së sulmon Taulant Ballën: Provokues, rrugaç e bixhozxhi
Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka shpërthyer ashpër ndaj kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pas tensioneve që u regjistruan në seancën e sotme plenare.
Në një postim në rrjetet sociale, Malaj shkruan se Balla është një provokues, që sipas tij kërkon që Parlamenti të mos funksionojë normalisht.
“Balla me fjalë dhe veprime e tij rrugaçërore lufton ta mbajë të ndezur agresivitetin ndërpartiak dhe politik”, thekson Malaj në postimin e tij.
Po ashtu ish-ministri ka kritika edhe për sjellen e opozitës, të cilat i quan “qëndrime agresive”.
Postimi i plotë:
Kam kohë që paralajmëroj se Taulant Balla është provokues bixhozxhi edhe sipas mediave. Balla do të provokojë përherë dhe më shumë që Parlamenti të mos funksionojë normalisht.
Balla do ti sherbej filozofise se “Rrumpalles “se Rames, sepse Balla edhe sipas filozofit romak Seneka eshte nje kryesherbetore vullnetare por, jo pa perfitime te pista.
Balla do te provokoj ne cdo seanace Që opozita të jetë gjithherë agresive.
Balla me fjalë dhe veprime e tij rrugaçërore luftomn ta mbajë të ndezur agresivitetin ndërpartiak dhe politik.
Ky postim nuk justifikon aspak qëndrimet agresive të opozitës.
I kam ndjerë në kurriz në shtator të 1997, kur opozita e tmerrshme, shumica e së cilës është edhe sot, i binte me grushta tavolinës kur une si minister i financave prezantoja paketen financiare qe ishte kusht i rigillimit tê marredhenieeve me FM dhe BB.
Situata kercenuese dhe bllokuese kunder kesaj pakete nga PD arriti deri aty sa Nard Ndoka ( i vjetri) erdhi të shkëpuste mikrofonin, por nuk arriti dot.
Ata kishin një qëllim mbrapsht: të mos miratohej marrëveshja jonë me FMN dhe vendi të mbetej pa shpresë, pa mbështetje, dhe vendi ynë të rrëshqiste nga një konflikt civil dhe, sipas medias ndërkombëtare, deri në luftë civile.
Ata nuk e arritën dot qëllimin e tyre ogurzi.
Ndërsa ne, edhe nëpërmjet paqes sociale, e kthyem vendin në normalitet.