11 Shtator, 2026

Ish-kryebashkiaku i Përmetit ndërton bujtinë qindra mijëra euro

 Ish-kryebashkiaku i Përmetit ndërton bujtinë qindra mijëra euro

Gilberto Jaçe, një nga kryebashkiakët më të dështuar të Përmetit, që qendroi vetëm një mandat, duket se e ka përdorur postin për përfitime personale.

Pas largimit nga posti i kryebashkiakut, ai qendroi për disa kohë pa punë, ndërsa pati probleme edhe me drejtësinë.

Jaçe u mor i pandehur për një kioskë buzë Vjosës, ndërkohë që në fakt, ai përflitej në Përmet për të tjera bëma, si fjala vjen marrja e ryshfetit nga një biznesmen aty, për t’i dhënë leje ndërtimi për disa pallate.

Këto akuza nuk u hetuan kurrë, ndërkohë që gjatë kësaj kohe, Jaçe ngriti një bujtinë që kushton qindra mijëra euro, në fshatin Leusë.

Se ku i gjeti paratë Jaçe, nuk do shumë mend për t’u kuptuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *