Ish-drejtori i Ramës: Jep dorëheqjen Edi, Agasi të ka shk***** shtetin. Trego që je njeriu që ne kemi adhuruar
Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, i vendosur nga Edi Rama, Hervin Çuli, pas skandalit të fundit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni dhe Ergys Agasit, ka kërkuar nga kryeministri të japë dorëheqjen.
Ai i kërkon Ramës të tregojë se vazhdon të jetë i njëjti njeri që ata dikur kanë adhuruar.
Postimi i Çulit
Jep dorheqjen, Edi Rama!
Jep dorheqjen Edi, lëre ujin të pastrohet nga llumi! Djalli të ka hyrë brenda qeverisjes e muti nuk pastrohet dot, kot mundohesh!
Kinezëritë me “takimet” e ” Besës” ku, të korruptuarit milionerë jane gati të sakrifikohen si Lei Feni i shkretë, e bejnë sa irritues dhe qesharak stërmundimin e pushtetit per të mbajtur me cdo kusht pushtetin.
Ergys Agasi të ka shkërdhyer cdo alibi, të ka shkërdhyer gjithë shtetin. Në fakt Gysi është fytyra e vërtetë e kohës, modeli mafioz i gjithë administratës që qeveris.
Jep dorheqjen, mblidhi të gjitha partitë politike dhe krijo qeveri teknike! Ske zgjidhje tjetër! Mos prit dështimin e një proteste se një tjetër edhe më e madhe do t’vijë më pas. Mos prit të konsumohet një skandal se, një tjetër edhe më i madh padiskutim sërish do të të mbijë ne derë.
Lëre edhe partinë tënde( PS) të pastrohet ashtu si duhet, pa korracën e pushtetit, padyshim do jetë shumë më mirë edhe për ju.
Llumi nuk pastrohet nga ata që e kanë qelbur, ështe e pamundur. Muti pastrohet kur fillon te rrjedhë ujë i pastër!
Pastaj, po ishe i ndershëm, si ti pretendon, fitoi prap zgjedhjet, më i fortë do kthehesh, më i besueshëm do bëhesh.Por sot, me djallin qe te ka hyre ne shtratin e qeverisjes, nuk ke shanse ta zgjatësh shumë me agoninë.
Jep dorheqjen Edi, trego që je ai shpirti i lirë që adhuronim dikur, na bind sado pak që nuk ke ndryshuar.