20 Tetor, 2026

Ish-deputeti socialist sfidon Edi Ramën: Ti dhe 2.500 euro për policët, unë ofroj 10.000 euro kush hedh në koshin e mbeturinave një ministër ose kryeministrin!

 Ish-deputeti socialist sfidon Edi Ramën: Ti dhe 2.500 euro për policët, unë ofroj 10.000 euro kush hedh në koshin e mbeturinave një ministër ose kryeministrin!

Ish-deputeti Eduart Ndocaj ja sfiduar hapur kryeministrin Edi Rama, që shpërbleu me 2500 euro policët që po përballen me studentët.

Ndocaj thotë se ai ofron 5.000 euro për këdo që hedh në koshin e mbeturinave një deputet dhe ia dërgon me video, ose 10.000 euro për një ministër ose kryeministrin.

“Unë dua t’ju ofroj 5 mijë euro, kush hedh një deputet të Partisë Socialiste apo të Partisë Demokratike në koshin e plehrave. Ju garantoj se do keni 5 mijë euro për çdo deputet në koshin e plehrave, 10 mijë euro për çdo ministër në koshin e plehrave”, shprehet ish-deputeti.

“Jemi dakord zoti Edi Rama?! 10.000 euro edhe për kryeministrin në koshin e plehrave”, përmbyll Eduart Ndocaj.

Eduart Ndocaj është biznesmen i suksesshëm shqiptar në Itali dhe vite më parë kryeministri Edi Rama e përfshiu në listat e deputetëve të PS. Pas një mandati, marrëdhënia mes tyre u kris dhe Eduart Ndocaj është kthyer ndër kritikët e tij më të fortë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *