12 Qershor, 2026

Incidenti: Tërmet Peçi ia plas Mirela Kumbaros dhe Flamur Golemit, në festën e 35-vjetorit të PS

 Incidenti: Tërmet Peçi ia plas Mirela Kumbaros dhe Flamur Golemit, në festën e 35-vjetorit të PS

Lufta mes socialistëve të Qarkut Gjirokastër, duket se nuk është zbutur as pas kërcënimeve të Edi Ramës, pak javë më parë.

Përkundrazi, duket se situata është bërë edhe më agresive.

Kjo gjë u duk edhe në festën e organizuar një ditë më parë në Gjirokastër, për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, ku ishin mbledhur socialistët e Gjirokastrës, Tepelenës, Memaliajt, Përmetit, Këlcyrës, Dropullit e Libohovës.

Ai që i ka vënë “zjarrin” festës, ka qenë Tërmet Peçi.

Fillimisht, ndërsa kishte marrë fjalën, Peçi ftoi Golikun të këndojë.

“Ju po të doni rrini, po të doni ikni”, tha deputeti socialist, duke lënë të shtangur Mirela Kumbaron.

Por nuk mjaftoi me kaq.

Në skenë ai ftoi edhe ish-kryebashkiakun e Gjirokastrës, Flamur Bimen.

“Ftoj këtu në skenë Flamurin, Bimen, jo atë tjetrin”, tha Peçi, duke thumbur kështu kryebashkiakun aktual të Gjirokastrës, Flamur Golemi, me të cilin tashmë dihet se ka një luftë të hapur dhe të ashpër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *